Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Qëndrimi refuzues i PDK’së ka ardhur vetëm pasi Kurti i ofendoi partitë opozitare

Kasolli: Qëndrimi refuzues i PDK’së ka ardhur vetëm pasi Kurti i ofendoi partitë opozitare

Analisti Afrim Kasolli ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë publikisht me qëndrim kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje vetëm pasi kryeministri Albin Kurti e ofendoi opozitën.

Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA, tha se deri atë natë, PDK e ka parë si mundësi koalicionin me VV’në nëse do t’i ofrohej pozita e kryeministrit.

“Ky qëndrim i refuzues i Partisë Demokratike të Kosovës, të jemi të qartë ka ardhur vetëm pasi kryeministri Kurti i ofendoi partitë opozitare. Do me thënë ky qëndrim i qartë, kategorik u bë publik vetëm pas natës së përfundimit të zgjedhjeve, deri në atë kohë Partia Demokratike e Kosovës nuk është që s’ka pasë dilema që nëse i ofrohet pozita e kryeministrit ta përjashtojë bashkëqeverisjen me Vetëvendosjen”, tha Kasolli.