Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se pas vetëflijimit të Jasharajve në Prekaz, si ngjarje historike pas saj është edhe piramida e Hashim Thaçit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT”, Shala tha se ish-presidenti Thaçi me politikën e tij i dha dimenzion ndërkombëtarë vetëflijimit të Jasharajve.
“Nëse pika e jashtëzakonshme, kulmore historike e vetëflijimit të komandantit lexhendar është e pazëvendësueshme, paralel kësaj të arriture të madhe historike e kemi pjesën tjetër të UÇK’së që është në piramidë, Hashim Thaçi me ekipin e tij politk që UÇK’së, vetflijimit të Adem Jasharit, i dha vulë i dha zë e dimenzion ndërkombëtarë duke e udhëhequr delegacionin e UÇK’së në Rambuje”, tha më tej Shala./TV ARBËRIA./