Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Demhasaj i AAK-së: PDK-ja pro Qeverisë së opozitës, LDK-ja jo shumë e qartë

Demhasaj i AAK-së: PDK-ja pro Qeverisë së opozitës, LDK-ja jo shumë e qartë

Ish-kandidati për deputet nga AAK-ja, Arton Demhasaj, tha se është e mundshme krijimi i një Qeverie të opozitës nëse partitë opozitare arrijnë një dakordim mes tyre.

Demhasaj thotë se Partia Demokratike është përkrahës i një qeverie të opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është shumë e qartë.

“Është e mundshme një Qeveri e opozitës nëse ka dakordim mes partive opozitare se numrat e opozitës janë më shumë se VV. PDK është deklaruar publikisht që janë kundër koalicionit me VV dhe janë pro të Qeverisë së opozitës, LDK s’ka qenë e qartë, por pas zgjedhjeve vërehet tendenca më e madhe nga opozita se sa nga VV-ja”,theksoi Demhasaj për FrontOnline.