Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Gjermania përkrah Kosovën për anëtarësim në KiE” – Rohde: Serbia shkeli Marrëveshjen e Ohrit

“Gjermania përkrah Kosovën për anëtarësim në KiE” – Rohde: Serbia shkeli Marrëveshjen e Ohrit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian tanimë ka reaguar qartë duke deklaruar se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Ohrit, duke e penguar Kosovën që të marrë statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës.

Rohde ka deklaruar se Gjermania qëndron krah Kosovës, duke e mbështetur këtë të fundit për anëtarësim të plotë.

‘‘Bashkimi Evropian ka reaguar me forcë: Veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës që pengojnë përparimin e Kosovës shkelin Marrëveshjen e Ohrit 2023. Gjermania qëndron me Kosovën, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritat e saj’’, ka shkruar ai.