Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krijimi i institucioneve, Kasolli: Sfidë kryesore mbetet mungesa e vullnetit politik

Krijimi i institucioneve, Kasolli: Sfidë kryesore mbetet mungesa e vullnetit politik

Analisti Afrim Kasolli duke komentuar mbi “krizën paszgjedhore”  nëpër të cilën po kalon vendi për sa i përket krijimit të institucioneve, tha se sfidë kryesore mbetet mungesa e vullnetit politik.

Kjo pasi sipas Kasollit, asnjëra parti politike bazuar në rezultatet e zgjedhjeve nuk e ka të ditur se si do të vazhdojë tutje.

“Sfida kryesore mbetet mungesa e vullnetit politik, e qartësisë politike përr të ardhë deri te krijimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtitt, sepse është e paqartë për shkak të këtij rezultati zgjedhor thuajse asnjëra pprej partive politike nuk e ka të qartë, nuk e ka të ditur se si do ti prijë valles për krijimin e institucioneve”, tha Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në TV ARBËRIA.