Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Krasniqi insiston se Tahiri manipuloi me vota: Prokuroria do t’i shpërfaqë manipulimet e tyre

Krasniqi insiston se Tahiri manipuloi me vota: Prokuroria do t’i shpërfaqë manipulimet e tyre

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas rinumërimit të votave për kandidatët për deputet të kësaj partie në komunën e Vushtrrisë.

Krasniqi thotë se ka pësuar dëmtime personale si pjesë e këtij procesi, derisa tha se reagimi i saj për parregullsi ka nisur më 16 shkurt kur ankesën e dorëzoi në PZAP.

Më tej ajo insistoi se bashkëpartiaku i saj, Xhafer Tahiri manipuloi me vota.

“Fatkeqësisht, duke qenë pjesë e këtij procesi, kam pësuar edhe dëmtime personale, pasi ky angazhim ka sjellë pasiguri dhe presione të ndryshme. Reagimi im për parregullësi ka nisur me 16 shkurt kur ankesën për hapjen e kutive kam dërguar në PZAP, kjo nënkupton qartë se nuk ka të bëj asgjë personale por me fenomenin të cilin e kemi kuptuar që në ditën e dytë të procesit të numërimit dhe jo vetëm për mua si kandidate, por ka një numër të madh të kandidatëve që kanë mospërputhje në kuti të votimit karshi atyre që i kanë futur në sistem. Nuk është me rëndësi sa vota kam humbur ose kam fituar personalisht e rëndësishme është tendenca e komisionerëve të porositur që dhjetëra vota kanë qenë të shkruara për kandidatin në sistem përderisa në kuti nuk kanë ekzistuar ato vota. Tendenca tjetër e tyre për manipulim ka qenë që edhe fletëvotimet e pavlefshme ku kanë qenë 11 kandidatë të votuar e kandidati i 11 ka qenë kandidati i Vushtrrisë të numërohet si votë e rregulltë. Por, raporti i detajuar i prokurorisë do t’i shpërfaq të gjitha manipulimet e tyre”, tha ajo.