Ferat Shala nga PDK i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën ka deklaruar se Beteja e Prekazit dhe rënia e Jasharajve, ishte pika më e madhe e kthesës historike.
Sipas Shalës, pas kësaj ngjarje kishte vetëm një alternativë siç tha ai, “masivizim, vazhdim dhe fuqizim luftës me çdo mjet dhe me çdo rrethanë”
“Beteja e Prekazit, rënia e komandantit lexhendarë beteja e zhvilluar historikisht dhe heroikisht bëri që ne të gjithë që ishim në orvatje e sipër, në celula, në grupe të organizuara të armatosura por edhe të paarmatosura bëri që kjo të jetë pika më e madhe e kthesës historike, pika e vetëdijesimit tonë të fundit, pika e mobilizimit tonë të jashtëzakonshëm, pika e masovizimit të luftës tonë për liri. Pra rënia e komandantit lexhendarë e familjes Jashari dhe gjithë të tjerë Jasharaj që ishin në atë moment a ty bëri që jo vetëm ne që ishim pjesë e organizimeve ilegale klandestine të kohës, por bëri që edhe të tjerët që kishin dilemma deri në atë moment se cila është rruga e fitores tonë u shkëputën. Tashmë kishte vetëm një alternativë mobilizim, masivizim vazhdim dhe fuqizim i luftës me çdo mjet dhe me çdo rrethanë”, tha më tej Shala./TVARBËRIA./