Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, me rastin e vizitës së planifikuar të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Kosovë më 11 mars, raporton KosovaPress.
Bëhet e ditur se gjatë takimit, u diskutua për përgatitjet për këtë vizitë të rëndësishme e më tutje edhe për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.
“Qeveria e Kosovës bashkëpunon ngushtë me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, për forcimin e sigurisë dhe paqes në rajon”, thuhet në komunikatë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të vijë në Kosovë më 11 mars, një ditë pas vizitës së tij në Bosnje e Hercegovinë.