Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës i ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, deklaroi se 7 Marsi është ditë tejet e rëndësishme në historinë e popullit shqiptarë.
Përveç kësaj, Shala tha se kjo ditë është njëkohësisht edhe dita e rënies së mësuesit Shaban Jashari, shkruan Tv Arbëria.
“Dita e 7 Marsit ditë e shënuar për kombin tonë që koincidon jashtëzakonisht bukur, mire, fuqishëm, historikisht Dita e mësuesit sepse njëkohësisht është edhe dita e rënies të mësuesit Shaban Jashari. Pra ky koincidim është jo i rastësishëm, është madhorë dhe mësuesi dhe lufta për liri do të thotë kanë bashkëjetuar, kanë bashkëudhëtuar deri në vetëflijim”, tha Shala.