Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > 7 Marsi/ Kastrati nga përurimi i lapidarit të mësuesit martit, Jashar Krasniqi: Lavdi për gjithë ish mësuesit tanë dëshmorë e martirë (VIDEO)

7 Marsi/ Kastrati nga përurimi i lapidarit të mësuesit martit, Jashar Krasniqi: Lavdi për gjithë ish mësuesit tanë dëshmorë e martirë (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ka marrë pjesë sot në përurimin e lapidarit të mësuesit martir, Jashar Krasniqi.

Kastrati tha se ngjarje të tilla tregojnë më së miri se shoqëria jonë ka shpresë.

“Lavdi e nderim për të gjithë ish mësuesit tanë dëshmorë e martirë!

Ngjarje të tilla si kjo e përurimit të lapidarit të mësuesit martir, Jashar Krasniqi nga fshati Tërpezë e Ulët, tregojnë më së miri se shoqëria jonë ka shpresë, sepse po nderon e po vlerëson gjithë ata që kanë dhënë kontribut e kanë sakrifikuar deri në flijim për edukimin e brezave, për çlirim, liri e pavarësi. Urime 7 Marsi të gjithë mësimdhënësve tanë!”, tha ai./TV ARBËRIA./