Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Katër të lënduar nga aksidenti mes tetë veturave në Vragoli

Katër të lënduar nga aksidenti mes tetë veturave në Vragoli

Një aksident zingjirorë ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Lidhur me rastin zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, konfirmoi për TV Arbëria se si pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Siç njofton njësia e trafiku nga vendi i ngjarjes, në aksident janë përfshirë tetë automjete (aksident zinxhiror). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe janë marrë me procedurat lidhur me aksidentin, tha ai.