Gjuhëtari, Shkëlqim Millaku në duke folur për Ditën e Mësuesit dhe hapjen zyrtare të Shkollës Shqipe më 7 mars 1887, ka veçuar njërin ndër studijuesit gjerman i cili sipas tij, ka veçuar shqiptarët si popull i veçantë me identitet të veçantë.
I ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, Millaku tha se ndër kontributdhënësit më të mëdhenj janë austriakët dhe gjermanët.
“Veçoj studiuesit e huaj të cilët neve si shoqëri na kanë identifikuar dhe na kanë veçuar të jemi popull i veçantë me një gjuhë të veçantë, dhe identitet të veçantë. Ndër kontributdhënësit më të mëdhenj që i kemi, i kemi austriak dhe gjerman. Në veçanti duhet ta cekim një studiues gjerman, i cili përmes studimeve të tij krahasuese e verifikoi edhe gjuhën shqipe që është gjuhë e veçantë që është Franz Boppi në vitin 1854 dhe e vendosi në mes të gjuhëve të lashta dhe popull i lashtë”, tha ai./TV Arbëria./