Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, duke e vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 05.12.2024.
Mbrojtësi i Krasniqit kishte kërkuar hedhje të aktakuzës për keqpërdorim të pozitës.
Gjykata e Apelit ka vlerësuar aktvendimin e ankimuar dhe ka konstatuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale apo shkelje tjera të cilat do ta kushtëzonin anulimin e aktvendimit.
Gjithashtu, kolegji gjykues ka vlerësuar se nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohet e papranueshme ose që është mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore, si dhe nuk janë identifikuar asnjëra prej bazave ligjore që mund të justifikonin përjashtimin e provave