Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ”Deshqiptarizimi i institucioneve në Maqedoninë e Veriut”, Krenar Lloga: Ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe një denigrim total i shqiptarëve në ushtri

”Deshqiptarizimi i institucioneve në Maqedoninë e Veriut”, Krenar Lloga: Ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe një denigrim total i shqiptarëve në ushtri

Krenar Lloga, Nënkryetari i Aleanca për Shqiptarët, ka bërë një reagim publik në lidhje me “Deshiptarizimin e institucioneve të sigurisë në Maqedoni të Veriut”.

Ai ka thënë se Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve është vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nënkryetari i Aleancës për shqiptarët ka thënë se “Ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe një denigrim total i shqiptarëve në ushtri”.

Reagimi i plotë:

AL ▪︎ Pas deshqiptarizimit të Agjencisë për Zbulim – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë –, pas deshqiptarizimit të Agjensisë të Sigurisë Kombëtare – ku tashmë as Drejtori, ashtu edhe Zëvendësi nuk janë shqiptarë –, dhe pas deshqiptarizimit të Shërbimit Ushtarak të Zbulimit dhe Sigurisë – ku tashmë as Drejtori ose ndonjë nga tre ndihmësit nuk është shqiptar –, si dhe pasi shmangu rradhën për emërim të një gjenerali shqiptar në krye të ARM-së, sot Presidentja – që s’VLEN – dha goditjen e rëndë shqiptareve në Armatën e Amaqedonisë, duke iu degaduar ato.

Gjeneral Besnik Emini, nga pozita e Komandantit të Komandës së Operacioneve (nga kjo pozitë, drejtpërdrejt komandonte rreth 80% të ushtrisë), ndrohet, degradohet dhe denigrohet, duke u vendosur në një pozitë administrative në Ministrinë e Mbrojtjes.

Katër pozita janë realisht të rëndësishme në ushtri:

• Shefi i Shtatmadhorisë,

• Komandanti i Komandës së Operacioneve,

• Komandanti i Brigadës së Parë,

• Dhe Drejtori i Shtatmadhorisë.

Për të mbuluar këtë masaker, vendosën Lulzim Nuredinin, gjeneral, në pozitën e Komandantit të Komandës për Trajnim dhe Doktrinë (një pozitë jo të rëndësishme).
Ajo që ka ndodhur sot është një masakër dhe një denigrim total i shqiptarëve në ushtri.

/TV Arbëria