Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > TV Arbëria vjen me dokumentarin ekskluziv për ditën e 581-vjetorit të besëlidhjes së Lezhës

TV Arbëria vjen me dokumentarin ekskluziv për ditën e 581-vjetorit të besëlidhjes së Lezhës

Dita e shënuar për të gjithë shqiptarët ishte 2 marsi, 581-vjetori i besëlidhjes në Lezhë.

Në këtë ditë, në Lezhë u mbledhën qytetarë dhe figura publike nga të gjitha trojet shqiptare.

Sadik Maxharra nga Istogu tregoi për televizionin Arbëria se sa ndihet krenar me figurën e luftëtarit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

“Kemi ardhur sot këtu në Lezhë për të nderuar dhe respektuar të gjithë ata burra që para 581 viteve, në krye me Skënderbeun, lidhën besën për të luftuar kundër një perandorie…,” tha qytetari.

“Të gjithë ata që kanë rënë në krye me heroin Gjergj Kastriotin dhe komandantin legjendar Adem Jasharin do të jenë të përjetshëm e të paharruar. Pa Kosovë, nuk ka Shqipëri; jemi një dhe s’jemi dy…,” tha tutje qytetari.

Qytetarë të shumtë, të cilët nuk i ndali as shiu, arritën në qytetin e Lezhës dhe folën gjerë e gjatë për historinë e shqiptarëve dhe luftën e Skënderbeut.

Në shënimin e 581-vjetorit të besëlidhjes në Lezhë, mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. /TV Arbëria

Ndiqni dokumentarin e realizuar nga TV Arbëria, për 581-vjetorin e Besëlidhjes në Lezhë: