Nait Hasani, në një intervistë ekskluzive për TV Arbëria në ARB Debat me Rid Berishën, ka thënë detaje të padëgjuara të tij për kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se arma e tij e parë ishte nga heroi Xhavit Haziri.
“Arma e parë e imja në emër të lëvizjes është arma e Xhavit Hazirit,” ka thënë ai.
Hasani tha se heroi i Kosovës, Xhavit Haziri, ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm, shembull i qëndresës dhe guximit.
“Heroi i Kosovës, njëri nga drejtuesit kryesorë të lëvizjes popullore të Kosovës. Njëri që ka dhënë shembull për qëndresën, për guximin, për forcën, për intelektualitetin dhe përgatitjen shpirtërore dhe fizike, i gatshëm të përballet me çdo vështirësi, ka qenë një njeri i jashtëzakonshëm,” tha ai në ARB Debat.
Ai në TV Arbëria tregoi fjalët që iu thanënë kur mori armën e heroit Xhavit Hazirit.
“Më ta po ta jap, por ma ruaj,” i kishte thënë Nait Hasanit.
“Përmes asaj arme e kujtoj edhe Xhavitin sa herë, sepse i di përpjekjet për me ardh deri tek ajo armë”, tha tutje Hasani.