Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Nait Hasani, në një intervistë në ARB Debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka folur për Epopenë e UÇK-së. Ai ka thënë se 5 marsi është dita më e rëndësishme e shqiptarëve.
“5 marsi është ngjarja më e rëndësishme në historinë e kombit tonë shqiptar, kudo që jemi,” ka thënë ai.
Hasani thekson se rruga për të arritur deri tek liria është përpjekje shekullore.
“Angazhimet për të arritur deri tek kjo ditë janë përpjekje shekullore të popullit tonë për liri.”
Tutje, gjatë intervistës, ai thotë se përpjekja e shqiptarëve nuk është ndalur asnjëherë.
“Ne si shqiptarë kemi bërë vazhdimisht përpjekje, asnjëherë nuk është ndalur përpjekja për Bashkim,” tha Nait Hasani në TV Arbëria.