Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Historiani Arifi: Familja Jashari shkruajti me shkronja të arta lirinë, i dhanë shembull botës

Historiani Arifi: Familja Jashari shkruajti me shkronja të arta lirinë, i dhanë shembull botës

Historiani Arben Arifi në një intervistë në TV Arbëria, në emisionin “N’PULT”, me Resim Morinën, ka folur për nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai ka thënë se sakrifica e Familjes Jashari, me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin, i dha shembull botës se Kosova di të bëjë sakrificë.

“Kulminacioni arrihet, ajo sublimimi vjen me Familjen Jashari, të cilët ata e shkruajnë me shkronja të arta lirinë,” ka thënë historiani.

“Tradita është ruajtur në zonat rurale shumë më shumë sesa në zonat urbane, edhe ajo ka bërë këtë identitetin, dinjitetin, shpresën dhe ndjenjat ndaj kombit më të fuqishme. Edhe aty ka vendosur dhe tek sakrifica përfundimtare sublime që ka dhënë dhe i ka thënë shembull Evropës se Kosova vërtet di të bëjë luftë, di të bëjë diplomaci, di të ndërtë ushtri, edhe Kosova di të bëjë sakrificë,” ka thënë tutje ai. /TV Arbëria