Historiani Arben Arifi në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria me Resim Morinën, ka thënë se faktori kryesor që e mban gjallë identitetin shqiptar është figura e Skënderbeut.
Ai në emisionin “N’PULT” ka thënë se forca që i bashkon të gjithë shqiptarët është Skënderbeu.
“Por faktori kryesor, kyç që i lidh edhe i mban gjallë identitetin tonë është pikërisht figura e Skënderbeut. Unë konsideroj që çdo gjë që është bërë, edhe zhvillimet e viteve ’68 që e kanë pikësynim flamurin e Skënderbeut, edhe me ardhjen këtu pa i përmendur këto të tjera, edhe betimi i ushtarëve, edhe gjaku i derdhur, edhe i familjes Jashari, është pikërisht tek Skënderbeu. Forca që i bashkon të gjithë shqiptarët është Skënderbeu, ai është emblema kryesore e shqiptarisë,” ka thënë ai në TV Arbëria.