Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës

Osmani: Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se marsi në Kosovë nuk është vetëm një muaj në kalendar, por siç u shpreh ajo, një kujtesë e përhershme e sakrificë dhe e heroizmit.

Kështu tha ajo në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, të mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa theksoi se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës.

“Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, Prekazi ishte një kështjellë e lirisë, ishte një kortifikatë e pamposhtur e kombit tonë dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, një monument i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq”, tha Osmani.