Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarë të kësaj partie kanë bërë sot homazhe në Prekaz.
Kështu ka bërë të ditur Enver Hoxha nga kjo parti derisa ka publikuar fotografi.
“Sot, në fillimin e Ditëve të Epopesë së UÇK-së, për homazhe në Prekaz dhe Marinë, duke nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Lavdi”, tha Hoxhaj në Facebook.