Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Jam krenar si kryeministër, se jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja

Kurti: Jam krenar si kryeministër, se jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se është krenarë se siç tha ai, “jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja, dhe kemi ecur për 4 vite në ritmin e saj dhe perspektivën e hapur prej saj”

“Çdo kompromis me Epopenë e përcaktimin e saj është Pazar me qenien, lirinë tonë që sjell më pak liri, pra robëri. Çlirimi dhe sovranizimi shtetëror, përbëjnë lirinë që fitohet e që mbrohet. Sovraniteti është emancipim, çdo lëshim në kufi apo veri, ishte korruptim i sovranitetit. Organizimi më i madh i krimit burimin e ka në vend ku është bërë kompromis me lirinë. Sot jam krenar si kryeministër të deklarojë se jemi në rrugën e përcaktuar nga Epopeja, dhe kemi ecur për 4 vite në ritmin e saj dhe perspektivën e hapur prej saj”, tha  ai.