Një person në Vushtrri ka raportuar në Policinë e Kosovës se i janë dëmtuar dy gurët e varrezave të vëllezërve të tij.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin nuk ka persona të arrestuar, derisa Policia po e heton rastin.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë dëmtuar dy gurët e varrezave të vëllezërve të tij. Nuk raportohet për të arrestuar përderisa rasti është nën hetime”, thuhet tutje.