Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Jashari thotë se nuk do të bashkëpunojnë me qeverinë derisa të reflektojë kryeministri Kurti

Jashari thotë se nuk do të bashkëpunojnë me qeverinë derisa të reflektojë kryeministri Kurti

Xhavit Jashari kryetar i Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve duke folur për mosbashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës, tha se kjo gjendje do të vazhdojë derisa të reflektojë Qeveria dhe kryeministri Albin Kurti.

I ftuar në emisionin “N’PULT”, Jashari tha se është problem  bashkëpunimi me dikë që bënë përpjekje ta njollosë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK’së.

“Derisa të reflektojë kjo qeveri dhe ky kryeministër, ta çmojë rrugën plot sakrificë dhe ta nderojjë vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mendoj se e kanë obligim edhe institucional edhe kushtetues. Përndryshe me neve e kanë problem të bashkëpunojnë, jo vetëm ky kryeministër, po kushdo që atakon, kushdo që shanë dhe bënë përpjekje ta njollosë luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK’së”, tha Jashari./TV ARBËRIA./