Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut

Mbyllet një segment i autostradës “Ibrahim Rugova” për shkak të rrëshqitjes së dheut

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

“Me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur. Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë”, thuhet në njoftim