Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sot pritet të përmbyllet procesi i numërimit të votave

Sot pritet të përmbyllet procesi i numërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të vazhdojë numërimi i fletëvotimeve nga personat me nevoja të veçanta.

Sipas të dhënave të publikuara dje në faqen zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i 187 kutive që ishin gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 31,963 vota, apo 51.57%. E dyta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 18,933 vota, që i përgjigjet 30.55%. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 5,878 vota, apo 9.48%, ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 2,000 vota, apo 3.23%.

Derisa gjithë procesi i numërimit, pritet të përmbyllet sot gjatë ditës.