Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tomë Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Tomë Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Tomë Gashi ka thënë se mos zbatimi i urdhrit të gjykatës nga ana e kryeministrit Albin Kurti është gabim. Ai ka thënë se ligjet dhe institucionet duhet të respektohen.

Gashi ka thënë se Prokuroria duhet të sheh prioritetet fillimisht në rastin e hetimit të rezervave shtetërore.

“Nëse e ka prioritet hetimin e rastit për të cilin po merret e që është faktikisht hetimi për çështje të rezervave shtetërore, atëherë nuk besoj që është mos me thënë fundi i botës po meqenëse nuk është në kundërshtim me ligjin, do të thotë ligji as nuk ia ndalon që me shku me marr një deklaratë në zyrat e kryeministrit në këtë rast kryeministrit Kurti”, ka thënë Gashi.

Avokati Gashi tutje është shprehur se nuk ka pa që Kurti të ketë dhënë një deklaratë për gjyqtarin.

“Unë sigurisht që si avokat e njoh shumë mirë Valon Kurtaj dhe në prizmin tem është një prej gjyqtarëve më të mirë që ka Departamenti Special i Republikës së Kosovës, sepse Departament Special kemi vetëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Por, unë po them për Prokurorinë që duhet me nda prioritetin cilin e ka edhe ligji nuk ia ndalon që me shku me marr një deklaratë në zyrën e kryeministrit në cilësinë e dëshmitarit nëse e ka kaq të rëndësishme”.

Sa i përket vendimit të gjykatës i cili obligon Kurtin të shkoj dhe të jap deklaratë, Gashi ka thënë se gjyqtari ka nxjerr një urdhër obligativ që Kurti me shku me dhënë deklaratë.

“Gjyqtari ka nxjerr një urdhër do të thotë urdhër obligativ që Albin Kurti me shku në ditën e sotme në ora 10:00 edhe ky nuk e ka zbatu…unë po them që tash kjo është shndërru në luftë politike…unë po them që është gabim… nëse ne vijmë në situatë mos me i respektu ligjet tona, institucionet…”, ka thënë Gashi në Debat Plus