Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndahet nga jeta afaristi malishevas, Hajrë Kastrati

Ndahet nga jeta afaristi malishevas, Hajrë Kastrati

Është ndarë sot nga jeta njëri ndër afaristët më të mirë nga Komuna e Malishevës, Hajrë Kastrati.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët e tij, shkruan TV Arbëria.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e rëndë, derisa lajmi për vdekjen e tij tronditi opinionin.

Bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër, ditë e martë (05.03.2025), në ora 13:00 në fshatin Maxharr të komunës së Malishevës.

Kujtojmë që, Kastrati një jetë të tërë ia kushtoi biznesit, derisa njihej sidomos për humanizmin e tij.

Kastrati kishte në pronësi disa prej marketeve të cilat dallohen për çmimet e tyre në gjithë Kosovën. Përveç kësaj, kishte edhe pompat e derivateve të njohura si “Kastrati Premium”

Të pikëlluar përveç familjes mbetën edhe gjithë komuniteti afarist dhe ata që e njohën nga afër personalitetin e tij.