Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit shkurt janë raportuar 18 raste të dhunës në familje: 12 në Ferizaj, 2 në Kaçanik, 2 në Shtërpcë dhe 2 në Han të Elezit.
Për krahasim, gjatë muajit shkurt 2024, ishin raportuar gjithsej 17 raste të dhunës në familje.
“Në përgjithësi, numri i rasteve të dhunës në familje gjatë muajit shkurt 2025 ka shënuar një rritje prej 5.8 %, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024.”