Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Kurti i “kërkon falje një qytetari” që s’ka kohë të pijë kafe, Nagavci e thërret: Kryeministër, kryeministër…

Kurti i “kërkon falje një qytetari” që s’ka kohë të pijë kafe, Nagavci e thërret: Kryeministër, kryeministër…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë në Gjilan ku ka vendosur gurthemelin e një çerdheje, duke shpërfillur kështu urdhrin e Gjykatës që të paraqitet në Prokurorinë Speciale.

Para nisjes ai ka hyrë në një lokal atje përshëndetet me një qytetar derisa dëgjohet duke i kërkuar falje një qytetari tjetër që nuk ka kohë të pijë kafe.

“Veç erdha me të kërku falje”, tha ai.

Qytetari ia kthen duke i thënë “jemi me ju familjarisht, mahallisht”.

Në një video të Reporterit dëgjohet ministrja Nagavci duke e thirrë “kryeministër, kryeministër, kryeministër”.