Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dogana zbulon mbi 20 mijë euro para të falsifikuara në Qendrën Postare Tranzitore

Dogana zbulon mbi 20 mijë euro para të falsifikuara në Qendrën Postare Tranzitore

Dogana e Kosovës ka njoftuar se oficerët e Doganës kanë zbuluar para të falsifikuara në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Në kuadër të kontrolleve të rregullta të kryer nga zyrtarët doganorë në Qendrën Postare Tranzitore, duke përdorur pajisje të teknologjisë së avancuar si X-Ray, u zbuluan para të dyshuara si të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, u gjetën këto sasi të dyshuara:

500 € – 1 copë

200 € – 1 copë

50 € – 101 copë

20 € – 1 copë

5 € – 1 copë

Sasia e përgjithshme e parave të dyshuara arrin në 20,885.00 €.

Për shkak të dyshimeve për falsifikimin e monedhave, ky rast është raportuar në Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejshëm në përputhje me procedurat ligjore.

Dogana bëri me dije se autoritetet doganore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë për të zbardhur plotësisht këtë rast dhe për të parandaluar aktivitetet e paligjshme të falsifikimit të monedhave.

#Doganët#Siguria#Falsifikim#Policia#Kosova