Përgatiti: Afrim Kasolli
Mediat e ndryshme ndërkombëtare kane njoftuar sot, se kompania e njohur tajvaneze e prodhimit të çipave gjysmëpërçues TSMC ka planifikuar të investojë deri në 100 miliardë dollarë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të cilat përfshin ndërtimin e 5 fabrikave ndihmëse për produktet teknologjike në fjalë.
Siç dihet, ishulli i Tajvanit mbetet lider global në prodhimin e gjysmëpërçueseve e të cilat janë jetike për prodhimin që nga telefonat celularë, beterit elektrike e deri të aeroplanët luftarakë.
Me një president, si Donald Trump, në krye të SHBA-së, që politikën e jashtme e konsideron tashmë trasnaskionale dhe bilaterale, si duket drejtuesit e Tajvanit e kanë kuptuar qartë se nuk mund ta sigurojnë mbrojtjen amerikane nga Kina, pa investime të kësaj natyre. Dhe se tash e tutje asgjë nuk mund të sigurohet falas.
Është e ditur se “Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur. Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.
Deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, ishulli në fjalë ishte përfaqësues zyttar i Kinës në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, pas afrimit të Pekinit me Uashingtonin nën administratën e ish-Presidentit, Richard Nixon, më qëllim përçarjen e aleancës sino-sovjetike, ishulli i Tajvanit e humbi të drejtën të jetë përfaqësues legjitim i Kinës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe stafeta e këtij përfaqësimi i kaloi Pekinit. /TV Arbëria