Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Demarkacioni me Malin e Zi”, Peci: Na është bërë nder…

“Demarkacioni me Malin e Zi”, Peci: Na është bërë nder…

Ish diplomati Lulzim Peci, i ftuar në ARB Debat me Rid Berishën, në TV Arbëria, ka folur për aktualitetin politik në vend.

Ai gjatë intervistës ka përmendur edhe demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, që ndodhi në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, shtetit të Kosovës i është bërë nder, duke shtuar se vetëm shtetet sovrane bëjnë demarkacion.

“Demarkacioni me Malin e Zi, unë mendoj që na kanë bërë nder, për dy arsye: e para është se demarkacion bëjnë vetëm shtetet sovrane njëra me tjetrën, ne nuk e kemi parë vlerën e kësaj, e dyta është se planifikuesit e politikës mund të kenë llogaritur që në të ardhmen mund të ndërronte pushteti në Malin e Zi, dhe paramendojeni sot, Kosova të ishte detyruar të bënte demarkacion me këtë qeveri të tanishme që është në Malin e Zi. Në çfarë situate do të ishim ne?” ka thënë Lulzim Peci në TV Arbëria.