Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina. Ai ka folur rreth sfidave të shërbyesve civilë në këtë sektor.
Ai ka theksuar se pas përfundimit të luftës është bërë një riorganizim i ri në këtë sektor, por shton se ka ende sfida.
“Sindikatat në përgjithësi në Kosovë kanë një traditë, duke e marrë parasysh që janë funksionale pothuajse prej viteve të 90-ta e këndej, edhe pse pas përfundimit të luftës është bërë një rikonstruktim i ri, kjo nuk do të thotë që nuk kemi sfida. Për faktin se në një periudhë nuk kemi pasur ligj, tashmë është edhe ligji, por sido që të jetë, ajo që e bën më shumë funksionale dhe më shumë të dukshëm aspektin sindikal në Kosovë është kur dhe partneri social, në rastin konkret Qeveria e Kosovës, tregon gatishmëri për bashkëpunim për të drejtat e punëtorëve,” ka thënë ai në emisionin “N’PULT”.