Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka ftuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia që që të pezullojë menjëherë vendimin për çmimin e barnave.
Ky vendim thuhet se ka shkaktuar krizë në sistemin shëndetësor dhe tregun farmaceutik, si dhe ka cënuar shërbimin cilësor shëndetësorë të qytetarëve.
Në këtë kuadër, Oda e Farmacistëve të Kosovës bën thirrje urgjente për Ministrin e Shëndetësisë që, pas refuzimeve të përsëritura të ftesave tona për bashkëpunim, të vendosë interesin publik mbi interesat personale dhe të reflektojë për këtë situatë të rëndë.
“OFK fton Ministrin e Shëndetësisë për hir të shëndetit të qytetarëve dhe për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës që të pezullojë menjëherë vendimin në fjalë, në mënyrë që të zgjidhen këto probleme të cilat tashmë veq se janë hasur si pasojë e këtij vendimi, duke siguruar kështu furnizimi të vazhdueshëm të tregut dhe qytetarëve me barna esenciale. OFK si çdo herë siq ka shfaqur gadishmërinë e saj tash e 1 vit, është në gadishmëri 24 orëshe për ofrimin e zgjidhjeve MSH-së për eliminmin e këtyre problematikave profesionale.”, thuhet në reagim.