Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do të zhvillojë ndeshje miqësore me Armeninë.
Sipas njoftimit, ndeshja do të luhet më 6 qershor 2025 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Kjo përballje do t’i shërbejë përzgjedhësit Franco Foda për të testuar dhe përgatitur ekipin për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026, që do të nisin në shtator, e ku Kosova bën pjesë në grup shumë të fortë me Suedinë, Zvicrën dhe Slloveninë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.