Ky javë solli një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare, kur takimi mes Presidentit Trump dhe Presidentit ukrainas, Zelenski, solli përplasje dhe tensione. Grid Rroji ofron një analizë të thellë mbi këtë ngjarje, duke e interpretuar atë në një kontekst të gjerë politik dhe strategjik.
Sipas Rrojit, Zelenski, duke qenë i vetëdijshëm që nuk do të nënshkruante marrëveshjen me Trump, kërkonte një mbulesë politike për të justifikuar kërkesat për ndihma të shumta nga Europa. Ai e konsideron përplasjen në Zyrën e Presidentit Amerikan si diçka të planifikuar nga ana e ukrainasit, edhe pse situata doli ndryshe nga sa mund të pritej. Trump, i njohur për drejtpërdrejtësinë e tij, nuk ka hezituar të nxjerrë Zelenskin jashtë, një hap që, sipas Rrojit, është një strategji e kalkuluar, por gjithashtu i mundshëm për të bërë gabime në çdo lëvizje diplomatike.
Ai shprehet se administrata amerikane, megjithëse mund të duket e papërmbajtur në deklaratat e Trump, ka një qëllim të qartë: mbrojtjen e interesave të SHBA-së, të cilat nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me ndihmën për Ukrainën. Rroji thekson se Trump është i gatshëm të arrijë një marrëveshje me Rusinë për arsye strategjike, një opsion që administrata e mëparshme nuk arriti ta realizonte. Ai gjithashtu paralajmëron se normalizimi i marrëdhënieve SHBA-Rusi mund të ndryshojë balancën e fuqisë në Ukrainë, duke bërë që ky i fundit të mos ketë mundësi të mbijetojë pa ndihmën ndërkombëtare.
“Po ne shqiptarët?
Ne duhet të përgatitemi (shumë vonë por kur jua kemi thënë ska dashtë me dëgjue njeri) që do të jemi monedhë shkëmbimi në marrëveshjet e fuqive të mëdha. Ose për ta thënë në formë shahistike ne jemi ushtarë të ekspozuar që përdoren pêr të shkëmbyer torre apo kuaj në pozicion tjetër të fushës kur duhet mbrojtur mbreti i secilit lojtar. Me pak fjalē jemi në një pozicion që kemi fare pak kontroll mbi fatin tonë. Thjesht kemi shpresuar derimësot se lojtarët do vendosin mos të na përdorin ne për të shkëmbyer gjëra të tjera. Madje kemi besuar se sido sado, nuk na luan njeri.
Paritë tona mendojnë e veprojnë si katundarë kur ne kemi nevojë për shtetarë. Paria e Tiranës punon kundër shqiptarëve. Paria e Prishtinës është e ndarë, në konflikte të brendshme dhe nuk arrin(nuk ka vullnetin) me e pa lojën siç duhet. Populli është i hutuar, i propagandizuar dhe merret me zgjidhjen e problemeve të Ukrainës e Palestinës pa e kuptuar se jemi po aq në rrezik ne vetë. Aleatin e vetëm real me ndikim që kemi, SHBAtë, paritë respektive duan ti kthejnë në armiq. Beogradi dhe Athina po nxitojnë tu bëhen urë, ndërsa paritë shqiptare kryejnë vetëvrasje kombëtare.
Mirëpo çdo krizë përbën edhe një mundësi. Sot kemi mundësinë me e flakë Parinë e Tiranës në plehna, me e përdorë krijimin e qeverisë në Prishtinë si mjet me rifutë në agjendë çështje themelore në shkëmbim të ikjes nga froni të një politikani tashmë të djegur si Kurti, dhe të kërkojmë zgjidhjen e duhur për Çështjen Kombëtare Shqiptare ende të pazgjidhur dhe për bashkim të shqiptarëve.
Kjo po që varet prej nesh. Por kërkon sakrifica dhe daljen nga vorbulla propagandistike që na rrethon.
Unë besoj tek mençuria e popullit tim dhe do vazhdoj ta besoj sa të kem frymë. Dhe do punoj për shqiptarët sa dhe si mundem. Sepse nuk kam e nuk mundem me pasë tjetër atdhe. Sepse kush nuk punon për kombin e vet, e ka Xhehnemin/Ferrin e garantuem. E unë dua me e ruejt shpirtin të pastër.”, shkruan tutje Grid Rroji. /TV Arbëria
Postimi i plotë: