Vdekja e Mentor Palokaj, vëllait të reperit të njohur me nofkën “Unikkatil”, tashmë është konfirmuar edhe nga familjarët.
Përmes një postimi në Facebook, familja Paloka nga Gurakoci i Istogut bën të ditur se Mentor Palokaj ka ndërruar jetë.
Postimi:
Për rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku bëhet e ditur se hetimet mbi rastin kanë nisur.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, njofton policia. /TV Arbëria