Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Një i vdekur nga një vetaksident në Llazicë të Malishevës

Një i vdekur nga një vetaksident në Llazicë të Malishevës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Llozicë të Malishevës.

Kështu ka konfirmuar për TV Arbëria, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, ngasësi e kishte humbur kontrollën mbi veturë dhe ishte aksidentuar.

“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, tha ai.