Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Sveçla: Në Lezhën e Besëlidhjes, e cila kalendarit tonë historik ia jep ngjarjen e parë së shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve

Sveçla: Në Lezhën e Besëlidhjes, e cila kalendarit tonë historik ia jep ngjarjen e parë së shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë pjesë sot në 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Ai nga atje tha “në Lezhën e Besëlidhjes, e cila kalendarit tonë historik ia jep ngjarjen e parë së shprehjes së përbashkuar të shqiptarëve, u mblodhëm sot nga të gjitha trojet shqiptare për të shënuar 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës.”

“Kuvendi i Lezhës, i mbajtur me 2 mars të vitit 1444 nën udhëheqjen e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, dha mesazhin e qartë të bashkimit që përbën fuqinë. Ky akt i përbashkimit në rezistencë, themeloi shembullin e qëndresës ndër breza, pavarësisht fuqisë kundërshtare. Vullneti për liri e pavarësi e tejkalon çdo rrethanë pasi lidhet direkt me ndjenjën e sovranitetit.

Në 581 vjetorin e Kuvendit të Lezhës, nderojmë me krenari e përulemi përpara statujës së Kryezotit të Arbërisë, strategut ushtarak e diplomatik, të liderit politik Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Historia e tij na udhëzon në mendim e në veprim, çdo ditë dhe përgjithmonë.

Lavdi e përjetshme heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”, tha Sveçla.