Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pronari i TV ARBËRIA, Qëndrim Kryeziu i ftuar në ceremoninë e 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Pronari i TV ARBËRIA, Qëndrim Kryeziu i ftuar në ceremoninë e 581 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës

Sot në Komunën e Lezhës po shënohet 581 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës me një ceromoni madhështore.

Kjo ditë mblodhi përfaqësues e krerë institucional, ku njëri ndër të ftuarit është edhe pronari i Korporatës Kryeziu, njëherit TV Arbërisë, Qëndrim Kryeziu.

Kryeziu po qëndron atje bashkë me përfaqësuestë të gjitha trojeve shqiptare në shënim të kësaj dite madhështore.

Kujtojmë që, Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës në Lezhë.

Lidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare./TV ARBËRIA./