Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > `Besëlidhja e Lezhës`, Begaj: Shqipëria bëhet më e fortë

`Besëlidhja e Lezhës`, Begaj: Shqipëria bëhet më e fortë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar ngjarjen historike të 2 marsit 1444, Besëlidhjen e Lezhës, dhe prijësin e saj, heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti.

Sipas tij, Shqipëria, bëhet më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë, nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë.

“581 vite më parë, nën udhëheqësinë e Gjergj Kastriotit, u mbajt Kuvendi i Lezhës, i cili shënoi krijimin e një aleance të fuqishme politike e ushtarake për t’iu kundërvënë pushtimit e mbrojtur trojet e të parëve. Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, “Bashkimi bën fuqinë”, nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Mesazhi historik që vjen nga Kuvendi i Lezhës, – bashkimi bën fuqinë- nuk e ka humbur asnjëherë vlerën dhe rëndësinë e tij. Shqipëria, bëhet më e fortë, më e sigurtë dhe më e begatë, nga kontributi i gjithësecilit, nga bashkimi i energjisë pozitive të të gjithë shqiptarëve, kudo ata janë”, tha Begaj në Facebook.