Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Rrugës shkonim zvarrë, gjuanin me kallasha, Caka: Kurrë hallall s’ia bëj / Kush ishte njeriu që e vuri në ‘kurth’ inxhinerin

“Rrugës shkonim zvarrë, gjuanin me kallasha, Caka: Kurrë hallall s’ia bëj / Kush ishte njeriu që e vuri në ‘kurth’ inxhinerin

I ftuar në emisionin ‘Përtej Tregimit’ me Valentina Ahmeti, inxhinieri njëherit ish i burgosuri politik Afrim Caka tregon se si një i burgosur i dërgoi në ‘kurth’.

Ai thotë se i gënjeu dhe i dërgoi në një vend ku duhej të zvarriteshim ndërkohë që të tjerët gjuanin me kallasha.

“Dolëm në oborr dhe po vjenë një i burgosur, që sot e asaj dite atij nuk ia bëj hallall kurrë, por emrin tim se nga e kish dëgjuar s’po mundem me u kuptu hiç. Aty i kisha unë do shokë të grupit të Gjakovës kishte disa të plagosur, ndërsa brenda kuzhinës kishte të vrarë e të plagosur. Po më thotë Afrim a po e mbledh grupin e Gjakovës se jeni shumë veta, dhe po më pyet se cili je ti thash ishim shumë por mbetëm pak se u vranë, dhe nga ora 3 pasdite morëm rrugën duke mendu se tha shkoni nisuni ju se po i thirri të tjerët e vijnë, duke shku rrugës ai nuk erdhi hiç, mbetëm vetëm ne të tre, unë Arsimi, Maki Begolli edhe Arsim Kollashi. S’po e kuptojë punën e tij pse me na dërgu neve aty edhe rrugës u dufke me shku zvarrë, ata gjunin me kallasha, as që ishim të kthehemi as të mbetemi mas”, deklaroi ai në ‘Përtej Tregimit’./tvarbëria/