Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Caka për përjetimet në burgun e Gjakovës: Kemi qenë të rrahur, të rraskapitur e të paushqyer mirë

Caka për përjetimet në burgun e Gjakovës: Kemi qenë të rrahur, të rraskapitur e të paushqyer mirë

I ftuar në emisionin ‘Përtej Tregimit’ me Valentina Ahmeti, inxhinieri njëherit ish i burgosuri politik Afrim Caka shpalos detaje nga burgu i Gjakovës.

Ai thotë se kemi qenë të rrahur, të rraskapitur e të paushqyer.

“Së pari kemi qenë të rrahur e të rraskapitur e paushqyer mirë, diku një javë në burgun e Gjakovës, dhe nga ai grup janë vrarë dy të rinjë nga 15 vjeç, pastaj aty kam qëndruar 7 ditë, në ditën e parafundit e ndanë gjysmën e grupit, 154 persona na lëshuan pjesën tjetër e ndaluan. Pastaj na dërguan në burgun e Pejës, ky i fundit kishte qenë shumë i stërmbushur se i ndëgjuam zërat se qenka edhe një grup, kemi qëndruar rreth 6-7 orë rreth burgut të Pejës“, deklaroi ai në ‘Përtej Tregimt’./tvarbëria/