Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Caka: Kurr njëherë nuk e kisha imagjinu që unë mundem me qenë pjesë e asaj masakre / kasaphane

Caka: Kurr njëherë nuk e kisha imagjinu që unë mundem me qenë pjesë e asaj masakre / kasaphane

I ftuar në emisionin ‘Përtej Tregimit’ me Valentina Ahmeti, inxhinieri njëherit ish i burgosuri politik Afrim Caka thotë se dëshira për mbijetesë ishte më e madhe se vdekja.

Në bisedë e sipër gjatë emisionin, ai shtoi duke thënë se kurr njëherë nuk e kisha imagjinu që unë mundem me qenë pjesë e asaj masakre të madhe, atij gjenocidi, asaj kasaphane.

“Dëshira për mbijetesë ishte më e madhe se vdekja, por kur shihnim që edhe shoku t’u vriste ty që e kishe afër atëherë e humbsha edhe vetë instiktin e të qenurit njeri, për ne s’vlejke liria, as jeta as asgjë e dinim që ky sot tash e presim radhën ne pas tj. Njeriu po u adabtojke me çdo gjë, kurr njëherë nuk e kisha imagjinu që unë mundem me qenë pjesë e asaj masakre të madhe, atij gjenocidi, asaj kasaphane që njeriu të theret e të prehet e shumë kemi parë të burgosur që e kanë vjerrë veten e s’kanë dashtë të binë në dorë të tyre”, deklaroi ai./tvarbëria/