Inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik Afrim Caka ka ndarë me publikun kujtimet e tij të dhimbshme nga periudha e luftës dhe burgosjes, gjatë një interviste në emisionin “Përtej Tregimit” me gazetaren Valentina Ahmeti.
Ai ka treguar për periudhën e vështirë kur qyteti i Gjakovës u shndërrua në një zonë shkatërrimi të tmerrshëm.
Caka ka folur për dëshminë e tij nga momentet e tmerrshme të 24 marsit, kur qyteti i Gjakovës u përfshi nga flakët. Ai ka treguar se e gjithë qarshia e vjetër ishte shkrumbuar, me mbi 4,000 shtëpi dhe dyqane të shkatërruara, duke përshkruar pamje të tmerrshme të qytetit të përfshirë nga zjarri. Përveç dëmeve të mëdha materiale, Caka tregon për arrestimet të shumë qytetarëve më 10 maj, një ngjarje që ishte shoqëruar me prani të ushtarëve dhe paramilitarëve serbo-malazezë, të cilët kishin kryer operacione të dhunshme në lagjen të njohur si “Bajram Curri”.
Një aspekt i rëndësishëm i dëshmisë së tij ishte vendimi për të mbajtur një ditar gjatë periudhës së luftës, ku ai shënonte ngjarjet e tmerrshme që po ndodhnin, duke përfshirë ditët e vështira në burgjet e Dubraës, Nishit, Lipjanit dhe Pejës. Caka tregon se, për shkak të kushteve të rënda në burg, kishte shumë pak mundësi për të shkruar./tvarbëria/