I mbijetuari i shumë masakrave në burgje Afrim Caka ka thënë se gabimi më i madh që është bërë pas luftës në Kosovë, është renovimi i burgut të Dubravës.
Kjo pasi sipas tij, janë fshier të gjitha gjurmët e krimit që ka ndodhë brenda atyre mureve.
“Pjesa më e shëmtuar që u bë pas lirisë së Kosovës është bë renovimi i burgut të Dubravës. Ka qenë dashtë që ai burg të ruhet dhe të shihen gjurmët e krimit se kush s’ka qenë brenda nuk e di çfarë katrahure ka qenë aty, nuk e dinë çfarë masakre ka qenë. Do të thotë të gjithë shqiptarët në atë burg kanë qenë jashligjit, do me thënë për nenuk ka vlejt asgjë. Ata sa herë kanë dashtë kanë vra e kanë rreh kanë therr me thika, bomba të dorës e raketa e kështu me radhë”, tha Caka në emisionin “Përtej Tregimit” në Tv Arbëria.