Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrest shtëpiak për Hekuran Nikçin dhe Naim Shalakun

Arrest shtëpiak për Hekuran Nikçin dhe Naim Shalakun

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për Kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesin e detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku.

Të zyrtarët shtetërorë u arrestuan nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Prokuroria kishte kërkuar masën e paraburgimit mirëpo Gjykata ka vendosur që ata dy të qëndrojnë në arrest shtëpiak.

Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku para gjykatës, Prokuroria kërkon paraburgim

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, u sollën sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë .

Të dy u ndaluan të enjten me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 48 orë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Nikçi dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës” dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë”.

Ndërsa Shalaku dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Cenim i të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve./betimipërdrejtësi