Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas përplasjes së kishte dje me presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, sot ka deklaruar se Ukraina është “gati të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet”.
Zelensky ka kërkuar garanci të sigurisë së SHBA-së në rast të një armëpushimi për të penguar agresionin e ardhshëm rus.
“Një armëpushim pa garanci sigurie është i rrezikshëm për Ukrainën”, thotë ai
Një armëpushim nuk do të funksionojë me Putinin. Ai ka thyer armëpushimin 25 herë gjatë dhjetë viteve të fundit. Një paqe e vërtetë është zgjidhja e vetme”, thotë ai, shkruan BBC.
Zelensky thotë se ai “nuk mund të ndryshojë qëndrimin e Ukrainës ndaj Rusisë”.
“Rusët po na vrasin. Rusia është armiku dhe ky është realiteti me të cilin përballemi. Ukraina dëshiron paqe, por duhet të jetë një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme. Për këtë, ne duhet të jemi të fortë në tryezën e negociatave”.
Zelensky shton se do të jetë “e vështirë” të vazhdojë të luftojë kundër agresionit rus pa mbështetjen e SHBA-së dhe thotë se “të gjithë ukrainasit duan të dëgjojnë një pozicion të fortë të SHBA-së”.
Ai thotë se SHBA duhet të përcaktojë se çfarë garancie sigurie do të ketë Ukraina.
“Çfarë lloji, çfarë vëllimi dhe kur”, thotë Zelensky.
Ai tutje ka thënë se marrëdhënia e tij me Trump është më shumë se vetëm mes dy liderëve.
“Marrëdhënia jonë me presidentin amerikan është më shumë se vetëm dy liderë; është një lidhje historike dhe solide midis popujve tanë”, ka deklaruar Zelensky.