Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shtëpia e Bardhë paralajmëron se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë paralajmëron se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, ka paralajmëruar se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë për Ukrainën.

Ajo tha se tani për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.

“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

“Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, tha ajo.